Katarakta

Çfarë është perdja e syrit?

Perdja e syrit është një mjegullim i lentes së syrit, që çon në uljen e tejdukshmërisë së saj, duke e pakësuar kështu në mënyrë të vazhdueshme aftësinë e të parit. Ju vini re që po shikoni si nëpërmjet një perdeje të hollë, e cila trashet gjithnjë e më shumë. Lentja e syrit ka të njëjtin funksion si lentja e aparatit fotografik. Ajo shërben për thyerjen e rrezeve të dritës, në mënyrë që rrezet të bien në retinë, dhe fotografia që e shohim të jetë e qartë. Por mjegullimi i lentes bën të ndryshojë rruga e rrezeve. Njerëzit e prekur nga katarakta, në stadin e vonshëm mund të dallojnë vetëm dritën.


Karakteristikat e kataraktës

• Rritja e ndjeshmërisë ndaj dritës së fortë
• Zvogëlimi i kontrastit
• Çrregullimi i njohjes së ngjyrave
• Zvogëlimi i qartësisë së shikimit

  

Supozime të gabuara

Nuk është e vërtetë që:

  • Perdja e syrit është një sëmundje infektive
  • Në perden e syrit rritet një lëkurë mbi syrin
  • Perdja e syrit zhvillohet nga mbingarkimi i syve
  • Perdja e syrit mund të korrigjohet me ndihmën e syzeve të reja
 

Shkaktarët e sëmundjes së perdes së syrit

Shkaqet për paraqitjen e perdes së syve janë të shumë- llojshëm. Shkaku më i shpeshtë është i kushtëzuar nga mosha dhe lidhet me ndryshimet në metabolizmin e lentes.

Prandaj, kur flitet për sëmundjen e perdes së syrit, zakonisht bëhet fjalë për një perde të moshës. Zakonisht preken per- sonat mbi moshën 55-60 vjeçare.

 

Shkaktarët tjerë

  • Anomalitë e lindura apo të trashëguaraSi komplikim i sëmundjes së diabetit(sëmundjes së sheqerit)
  • Infeksionet e rënda të brendisë së syrit
  • Çrregullimet e metabolizmit
  • Lëndimet e syrit me mjete të topitura apo të mprehta (Katarakta traumatike) 

 


Dr. Asani, intervistë në ABC News
Dr. Minir Asani ishte i ftuar ne televizionin ABC News per nje interviste rreth aktivitetit te tij. Lexo me shume
Interviste e revistes Medicus, Maqedoni, me Dr. Minir Asani

Model i sakrificës, përkushtimit profesional dhe suksesit

Lexo me shume